
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Skrapar këtë të mërkurë.
Rama: Është shumë e rëndësishme që të thajmë kënetën më 11 maj, është bërë pengesë e vazhdueshme e këtij vendi. Bufi i kënetës përbetohet se me votën e shqiptarëve do ta përmbysë reformën në drejtësi do ta shkrijë SPAK dhe ta rikthejë historinë aty ku ishte. Do të shkruhet si histori e përbashkimit përfundimtar me Evropën, thonë ça kërkojnë këta, kanë gjysmën në burg, duke përdorur këtë lloj propaganda populli do të harrojë se kush e donte dhe kush s’e donte reformën, këta mendojmë se ne do të ulnim kokën. Ka pasur palo mbret, president, diktator, bufin e kënetës që burgosi Fatos Nanon, nuk ka pasur mundësinë që populli të shkojë para një gjykatësi dhe prokurori të pavarur.
Altin Dumani është një prokuror i ndershëm me integritet dhe profesionit, sot e njihni se drejton SPAK. Altini nuk erdhi dje nga materniteti as nuk e sollën nga hëna, vite e vite ka qenë prokuror me kurajë, profesionit, pse nuk i doli emri, pse nuk thërriti ndonjë drejtor policie, se ai ishte po ai njeri, por ai dhe të tjerët ishin nën hyqmnin, çizmen e pushtetit politik, shpatën që ka sot në dorë dhe pret majtas dhe djathtas e kishte bufi në zyrë, nga dritarja e zyrës shikonte se si njerëz të armatosur vrisnin protestues, kur prokurorja donte të hetonte ai thoshte është la**re. Unë dhe ju ia dorëzuam drejtësisë.
Top Channel