Fidel Ylli rizgjidhet në krye të KOKSH! I vetëm në garë, konfirmohet sërish president i Komitetit Olimpik

23/04/2025 20:54

Fidel Ylli është rizgjedhur president I Komitetit Olimpik në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

Si një kandidaturë e vetme në këtë proces zgjedhor, por që gjithsesi me alternativën pro dhe kundra, z.Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundra, për të vazhduar projektet e tij në krye të komitetit olimpik.

Në fjalën e tij hapëse ai theksoi edhe një herë premtimin më të madh të këtij mandate të ri që është projekti i qytetit olimpik, një projekt gjigant për një kompleks të madh sportive ku përfshihen të të gjitha sportet dhe për të cilin sipas tij, po kërkohet mbështetja e partnerëve nga Lindja e Mesme si Arabia Saudite.

Ndërkohë sa i përket garës për zëvendës president pati një të papritur, ku presidenti i federatës së peshëngritjes u tërhoq nga gara ku ishte së bashku me presidentin e federatës së volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Si rrjedhojë ishte Pëllumbi zv.presidenti i zgjedhur duke kaluar mbi 50% të të pranishmëve numrin e votave të fituara me një rezultat 59 pro dhe 9 kundra.

Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv, ku Komisioni i sportistit kishte propozuar dhe zgjedhur Endrit Cullhajin, ndërkohë emrat e 8 të tjerëve janë: Izmir Smajlaj, Florent Kalidhopuli, Alfred Tahiraj, Krenar Dila, Leonard Lulaj ndërkohë që në bazë të kartës olimpike 3 anëtare të komitetit ekzekutiv duhet të jenë femra dhe në garë ishin 3 të tilla që u zgjodhën automatikisht, Julinda Dhame, Pavlina Ylli dhe Enkeleda Caushi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta