Ditët janë të numëruara! Gjigandi anglez ndërpret bashkëpunimin me trajnerin në fund të sezonit, zbulohet zëvendësuesi

23/04/2025 12:30

Scott Parker është shfaqur si një emër befasues në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Tottenham Hotspur, nëse klubi vendos të ndahet me trajnerin aktual, Ange Postecoglou, në fund të këtij sezoni.

Sipas “SunSport”, disa figura të rëndësishme brenda klubit londinez e vlerësojnë lart punën që Parker ka bërë këtë sezon te Burnley, pavarësisht periudhave më pak të suksesshme në krye të Fulham dhe Bournemouth. Ai shihet ende si një nga trajnerët më premtues anglezë.

Presidenti i Spurs, Daniel Levy, raportohet se është një adhurues i madh i Parker-it, dikur vetë lojtar i Tottenhamit. Ai është i interesuar për të forcuar imazhin e klubit si një skuadër që promovon futbollin sulmues dhe zhvillimin e talenteve të rinj – dy elementë kyç në filozofinë e Parker-it.

Megjithatë, një lëvizje e tillë do të ishte shumë e diskutueshme. Tifozët e Tottenhamit, në rast largimi të Postecoglou, po kërkojnë një trajner me përvojë të provuar në Premier League. Emra si Andoni Iraola i Bournemouth po përmenden gjithnjë e më shumë si alternativat e preferuara nga tifozët, por edhe nga kompanitë e basteve.

E ardhmja e pankinës së Spurs mbetet e pasigurt, ndërsa fundi i sezonit po afron dhe spekulimet vetëm sa po shtohen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta