Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit, filmave të rinj dhe debateve për AI
23/05 12:52
Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur nga jeta personale: ai është bërë baba për herë të parë.
Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Uzuni ka publikuar një foto të të birit të sapolindur, duke zbuluar edhe emrin e tij.
“Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan lojtari, duke shprehur gëzimin për ardhjen në jetë të djalit të tij.

Në të njëjtin postim, futbollisti ka shprehur dashurinë edhe për partneren e tij, Uarda, duke i dedikuar fjalët: “Të dua Uarda”.
Edhe ajo ka ndarë momente të ëmbla në rrjetet sociale, teksa çifti feston këtë moment të veçantë në jetën e tyre.
Top Channel