
Ka marrë fund pas pesë ditësh arratia për 36-vjeçarin Mir Ndoj, i cili në bashkëpunim më nje person tjetër u kap duke transportuar drogë.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet.
Policia thotë se vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel