
21/04 23:04
Katër ndeshje të planifikuara në ligën e lartë të futbollit italian janë shtyrë pas vdekjes së Papa Françeskut.
Ndeshjet e Serisë A, Torino – Udinese, Cagliari – Fiorentina, Genoa – Lazio dhe Parma – Juventus – ishin planifikuar për të hënën e Pashkëve, që është festë kombëtare në Itali.
Organi drejtues që mbikëqyr ligën thotë se ndeshjet do të riorganizohen në kohën e duhur.
Një numër i klubeve të Serisë A postuan homazhe për Papën pas vdekjes së tij.
“Një humbje që trishton thellësisht qytetin tonë dhe mbarë botën”, thuhet në një deklaratë të romëve.
Top Channel