Shqiptarët kthehen në atdhe për Pashkët, dyndje udhëtarësh në pikën kufitare të Kapshticës në 24 orët e fundit
19/04/2025 07:15
Në prag të festës së Pashkës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është shënuar fluks i lartë i lëvizjes së udhëtarëve.
Më të shumtë janë emigrantët të cilët ditët e pushimit zgjedhin ti kalojnë në Shqipëri për të festuar me familjarët e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare të 24 orëve të fundit në vend kanë hyrë 7,921 persona.
Autoritetet bëjnë me dije se fluksi ka nisur gjatë pasdites së të enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme por janë marrë masa nga të dyja palët për të shtuat numrin e sporteleve në varësi të fluksit.
Top Channel