Atentat mafioz në Lezhë! Ekzekutohet babai i Roan Brahimit, i biri u vra një vit më parë në Greqi
17/04/2025 20:15
Një atentat mafioz ndodhi këtë mbrëmje në Lezhë, ku u ekzekutua me armë zjarri Gjovalin Prendi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Pllanës, në Lezhë. Prendi mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk mundi të mbijetojë.
Viktima është babai i Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 24.
Roan Brahimi njihej si armiku i Ervis Martinajt, ndërsa dyshohet se kishte lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
Top Channel