Ngacmuan seksualisht një bashkëmoshataren e tyre, nis hetimi për tre të mitur në Tiranë
17/04/2025 16:09
Ka nisur hetimi për tre të mitur në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshataren e tyre.
Sipas asaj që raporton policia e Tiranës, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 15-vjeçarët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel