Ai quhet Jonathan Anderson dhe sot, u njoftua zyrtarisht se ai do të marrë postin e drejtorit artistik të linjës Dior Men në shtëpinë lider të modës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari dhe CEO Bernard Arnault në mbledhjen e këtij viti të aksionerëve të grupit, kur u pyet se kush do të pasonte Kim Jones, i cili u largua nga posti janarin e kaluar.

Dizajneri i modës Jonathan Anderson është dalluar gjatë shtatë viteve të fundit si drejtor artistik i shtëpisë spanjolle Loewe, i cili pa shitjet e saj të shtohen shtatëfish gjatë drejtimit të tij. Kur Anderson mori postin, shtëpia spanjolle e artikujve prej lëkure ishte e themeluar mirë, por ishte e vogël dhe nën vizionin e tij, ajo u bë një fuqi globale në mallrat luksoze. Krijimet e tij të guximshme dhe përkushtimi i fortë ndaj mjeshtërisë kontribuan në rritjen shpërthyese të Loewe, me shitjet që vlerësohet të jenë rritur shtatëfish gjatë mandatit të tij.

Anderson pritet të prezantojë koleksionin e tij të parë për Dior më 27 qershor 2025 gjatë Javës së Modës në Paris, ndërkohë që përflitet se do të marrë përsipër edhe koleksionet e femrave të Dior, ku drejtore artistike që nga viti 2016 është Maria Grazia Chiuri.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta