Personi në foto është Gjovalin Prendi, që u ekzekutua sonte në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit, në afërsi të biznesit familjar.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, atentati dyshohet të jetë i mirëorganizuar, me tipare të qarta mafioze, ndërsa autorët janë larguar menjëherë pas krimit.

Ndaj Gjovalin Prendit, ishin organizuar edhe dy sulme të tjera, njëri me eksploziv dhe me një tjetër armë zjarri. Në të dy rastet, pati dëme materiale dhe jo të lënduar.

Viktima ishte babai i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij, një ngjarje që tronditi opinionin publik në vendin fqinj.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta