
Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur me nota shumë pozitive dhe komplimente të ndërsjellta për njëri-tjetrin.
Sipas raportimeve nga CNN, kur Meloni u pyet nëse BE do të rifillojë tarifat hakmarrëse nëse nuk arrihet marrëveshje, ajo tha se është e bindur se do të ketë një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës.
Ajo shton se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trumpin në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes Trump dhe Evropës.
“Mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht për nevojat që secili prej nesh ka dhe të gjejmë veten në mes,” thotë ajo.
Duke përfunduar pjesën publike të takimit të tij me Melonin, Trump thotë: Do të kemi shumë pak problem për të bërë një marrëveshje me Evropën apo këdo tjetër, sepse ne kemi diçka që të gjithë duan. E dini se çfarë do të thotë kjo? Do të kemi shumë pak probleme.
Top Channel