
Pas një viti të ndarë, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë parë sërish së bashku, por jo për një rikthim romantik.
Takimi i tyre kishte vetëm një arsye: vajzat e tyre, Isabella dhe Francesca, të cilat janë prioritet për të dy.
Dy ish-partnerët vendosën të lënë mënjanë problemet dhe tensionet për të kaluar pak kohë së bashku me vajzat.
Takimi ishte i qetë dhe pa konflikte, dhe tregoi se Wanda dhe Mauro ende dinë të bashkëpunojnë kur bëhet fjalë për mirëqenien e fëmijëve të tyre.
Takimi u zhvillua në Zyrën e Kujdestarisë Publike në Buenos Aires, nën vëzhgimin e profesionistëve të sistemit gjyqësor. Sipas rregullave të vendosura nga gjykata, takimet janë të shkurtra, të mbikëqyrura dhe përfshijnë edhe terapi me kafshë, por vetëm me qentë e ofruar nga Ministria – pa qasje personale.
Gazetari Guido Záffora deklaroi: “Icardi nuk mund të jetë vetëm me vajzat për momentin. Duhet të kalojë disa takime të mbikëqyrura para se të lejohet të kalojë kohë të lirë me to.”
Ai theksoi gjithashtu se ishin vetë vajzat që kërkuan të takonin babanë e tyre.
Në një intervistë për Teleshow, Wanda Nara u shpreh se nuk ka frikë që Icardi t’i marrë vajzat në Turqi, por është e shqetësuar për gjendjen e tyre psikologjike.
“Më shqetëson vetëm stresi dhe frika që ndjejnë kur dëgjojnë se do t’i heqë ose se nuk do të më shohin më”, tha ajo.
Wanda gjithashtu konfirmoi se ka qenë ajo që ka kërkuar të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë mes Icardit dhe vajzave, derisa ai të përparojë me terapinë. “Dua që të kuptojë se ndonjëherë një fjalë dhemb më shumë se një goditje,” shtoi ajo.
Ndarja midis Wandës dhe Icardit është tashmë zyrtare dhe përfundimtare. Të dy kanë vazhduar jetën e tyre: Icardi përflitet për një lidhje me aktoren China Suarez, ndërsa Wanda është më e afërt se kurrë me reperin L-Gante. Në ditëlindjen e tij të 25-të, ajo ndau në rrjete sociale momente të veçanta nga lidhja e tyre, duke përfshirë përqafime, të qeshura dhe pamje nga festa surprizë.
Top Channel