“Rama ik!” Komenti ‘thumbues’ në Kamëz teksa fliste, kryeministri: Ai i mbyturi në kënetë na duhet si hudhër! Do shqetësohesha nëse…
15/04/2025 19:06
Kreu i PS ishte sot në një takim me të rinjtë e Kamëz, duke bërë një panoramë të ndryshimeve që kanë ndodhur në këtë bashki pas marrjes në dorë nga Partia Socialiste.
E ndërsa po mbante fjalën e tij, një person tha me zë të lartë ‘Rama ik!’. Nuk e ka lënë pa komentuar këtë ‘thumbim’ Rama, duke i thënë me humor ‘po, po, do iki’.
“Po, po, do iki. Se në këto raste duhet një hudhër, edhe sikur mos të na vijë duhet ta sajojmë. Do shqetësohesha mos dilte ai zëri i atij të mbyturit në kënetë që thotë ‘Rama ik’, ai duke u mbyt në kënetë… unë këtu me ju, ai tek pullë”, tha Rama duke vijuar më tej fjalën.
Top Channel