
“Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB” – Nga Auron Tare
Diku nga nëntori i vitit 1945, në hollin e Hotel Dajtit, të mbushur me partizanë të ardhur nga malet dhe oficerë aleatë, një burrë me pallto të zezë pyeste se ku mund ta gjente Sejfulla Malëshovën.
Malëshova, një komunist idealist, shkrimtar ideolog dhe poet, kishte shërbyer për ca kohë si sekretar personal i Fan Nolit. Pas rrëzimit të Nolit, kishte emigruar nëpër Europë, ku një kohë e kishte kaluar në Moskë dhe Leningrad, pastaj në Vjenë dhe Paris me KONARE.
I kthyer në Shqipëri pas pushtimit italian, shumë shpejt ishte bërë një nga ideologët e Partisë Komuniste. Në vitin 1945, ai mbante postin e Ministrit të Kulturës Kombëtare.
Burri me pallto të zezë dhe papion, që po e kërkonte në Hotel Dajti, ishte Lazër Gusho, i njohur si Poradeci, poet ëndërrimtar dhe mësues.
Lasgushit i kishin ardhur fjalë se Ministri i Kulturës – dhe vetë një poet i njohur – kishte bërë humor me poezitë e tij për dashurinë. Për këtë arsye, ai ishte përpjekur ta gjente deri në hotel.
Pasi dy poetët u përballën në hollin e Dajtit, Lasgushi nga Pogradeci i hodhi dorashkën poetit nga Malëshova dhe e ftoi në një duel kalorësiak. Njerëzit që mbushnin hollin e Dajtit në atë kohë u bënë dëshmitarë të aktit të fundit kalorësiak në Europë: duelit të dy poetëve.
Prill 2025. Shtypi i mbushur plot me lajme. Dikush kishte qëlluar me shuplakë dikë në BB.
Top Channel