“Të rritet kufiri i 500 eurove për ryshfetin dhe kompetencën e SPAK”, Dumani: Kemi sekuestruar deri në 10 milionë euro kriptomonedha

14/04/2025 12:10

Në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion kreu i SPAK, Altin Dumani tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit.

“Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit”, tha Dumani.

Ai u shpreh se kanë arritur të sekuestrojnë deri në 10 milionë euro kriptomonedha.

 “Për herë të parë kemi sekuestruar edhe kriptomonedha. Kemi sekuestruar edhe vitet e tjera por portofole shumë të vogla, ndërsa këtë vit kemi sekuestruar një portofol në kripto mbi 10 mln euro, me shumë vështirësi e realizuar”, tha Dumani.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta