I “tronditi” portën polakëve tre vite më parë, Asani lihet jashtë skuadrës në Varshavë, kush janë dy lojtarët e tjerë që do t’i bashkohen në tribunë 26/03 10:55
Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka bërë me dije se sot në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, ka marrë fletën e votimit nga KQZ.
Celibashi thotë se ky votues është me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër.
Postimi i Kreut të KQZ, Ilirian Celibashi:
Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.
Top Channel