
Tre punonjës policie, së bashku me tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë ndaluar në Mallakastër, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e kësaj bashkie.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër, inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër.
Top Channel