
Të paktën 32 persona u vranë dhe më shumë se 80 u plagosën, duke përfshirë 10 fëmijë, në një sulm me raketa ruse në qendër të qytetit ukrainas të Sumy.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dënuan sulmin “frikacak”.
“Në ditën e shenjtë të së dielës së Palmave, një tjetër sulm i tmerrshëm dhe frikacak rus ndodhi në Sumy, i cili shkaktoi edhe një herë viktima në popullatën civile, mes të cilëve, për fat të keq, ka edhe fëmijë. Dënoj fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, e cila bie ndesh me çdo përpjekje reale paqeje të mbështetur nga presidenti Trump dhe Italia. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë popullin ukrainas.”, tha ajo.
Tobožnji veliki pravoslavac Putin naredio je napad s dva balistička projektila na grad Sumi u istočnoj 🇺🇦. Cvjetnica je i središte grada bilo je puno ljudi koji su išli na liturgiju. Navodno ima puno žrtava. Ovaj rat podupire Amerika, koja od #Ukraine traži ratne reparacije. https://t.co/kHDAiXZFug
— Apfel Strudel (@ApfelStrudel__) April 13, 2025
Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e cilësoi sulmin “kriminal” ndaj Sumy.
Në mesazhin e tij për platformën “X”, Antonio Costa thekson se “Rusia vazhdon fushatën e saj të dhunës, duke treguar edhe një herë se kjo luftë ekziston dhe zgjat vetëm sepse Rusia e zgjedh atë”. Ai gjithashtu thekson se “përgjegjësit për këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë”.
Top Channel