“Adoleshenca”, filmi që jetojmë çdo ditë/ Psikologët tregojnë se ku po gabojnë me fëmijët e tyre në moshën e adoleshencës

12/04/2025 12:39

Seriali “Adoleshenca”, i shfaqur një muaj më parë, ka prekur thellë shoqërinë dhe është shndërruar në një histori universale që çdo i madh dhe i vogël duhet ta shikojë. Kryeministri Britanik dhe ai shqiptar kanë propozuar madje që ky film të shfaqet nëpër shkolla.

Valbona Treska, psikologe: “Ky film i shokoi prindërit, të rriturit, kur panë mënyrën si janë adoleshentët sot. Është një film që mori veçanërisht vëmendje, pasi u tregoi të rriturve sesi është jeta e një adoleshenti jashtë mureve të banesës, çfarë bëjnë adoleshentët sot, si ndikohen ata nga shoqëria, si ndikohen nga bullizmi dhe nga gjithë fenomenet negative, nga rrjetet sociale etj.”

Psikologët që janë vazhdimisht në kontakt me adoleshentët, njohin më shumë mënyrën sesi ata funksionojnë në përditshmëri. Po prindërit, a i njohin sa duhet fëmijët e tyre?

“Prindërit fokusohem tek notat, sjelljet e mira që adoleshentët duhet të bëjnë, dhe nuk arrijnë të kapin elemente dhe sinjale që adoleshentët na lënë gjithmonë për të kuptuar që ka një problematikë aty.”

Problematika që adoleshentët shfaqin në shkollë dhe shoqëri janë vetëm maja e ajsbergut të një sere problemesh që adoleshentët mund të mbartin. Pse ankohen më së shumti sot adoleshentët?

“Ankesat më të mëdha të adoleshentëve sot janë se ndihen shumë vetëm, të izoluar, sepse edhe teknologjia ka ndikuar për t’i rritur adoleshentët të tërhequr, të izoluar.”

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta