Mbërrin në portin e Shëngjinit anija me dhjetëra emigrantë të paligjshëm! Do të qëndrojnë në pritje të dëbimit

11/04/2025 16:10

Dhjetëra emigrantë të paligjshëm, që janë ndaluar në Itali, mbërritën këtë të premte në portin e Shëngjinit.

Ata do të vendosen në kampin e Gjadrit, të ndërtuar nga autoritetet italiane.

Dy javë më parë, qeveria e Georgia Melonit vendosi t’i përdorë qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit.

Sipas ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, bëhet fjalë vetëm për “riaktivizimin e një funksioni ekzistues të qendrës, atë të qendrës së kthimit”. Me këtë vendim, emigrantët e ndaluar në Gjadër mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.

Emigrantët e paligjshëm, të ndaluar në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Romë, do të transferohen në Shqipëri në pritje të dëbimit, por më pas duhet të kthehen në Itali për kthimin e tyre përfundimtar në vendet e origjinës.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta