Nis seanca e parë për dosjen “Revanshi”, në sallë vetëm një prej të akuzuarve, Durim Bami dhe Aldo Avdyli përfaqësohen nga avokatët Brenda kësaj jave pritet të vijnë sërish emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë.
Kjo është transferta e katërt dhe qeveria Meloni ka shumë shpresa se nuk ekziston rreziku që gjyqtarët në Romë të pengojnë projektin e ri.
Ata që do të sillen në Gjadër nuk do të jenë më azilkërkues të kapur në det, por emigrantë të parregullt, në pritje të dëbimit.
Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj.
Mediat italiane thonë se Ministria e Brendshme po punon këto ditë për përzgjedhjen e “kandidatëve” të mundshëm që do të vijnë në Shqipëri.
Udhëtimi pritet të bëhet me anije, duke u nisur nga Pulia me destinacion Qendrën e Paraburgimit të Riatdhesimit në Gjadër, e cila aktualisht ka rreth dyzet vende. Sa i përket kapaciteteve në Gjadër, po punohet për të rritur kapacitetin e tij në 144 vende.
Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.
Tani, emigrantët e dëbuar do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Ndërkohë që qeveria Italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për “Vendet e sigurta”.
Top Channel