
Bashkimi Evropian po përballet me një tarifë më të lartë prej 20% pasi është quajtur si një nga “shkelësit më të këqij” nga Donald Trump.
Sot, Komisioneri Evropian për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike, Maros Sefcovic thotë se BE-ja është “e përgatitur të përdorë çdo mjet në arsenalin tonë të mbrojtjes tregtare për të mbrojtur tregun e vetëm të BE-së”.
Ministri irlandez i Tregtisë, Simon Harris e ka quajtur takimin e sotëm “me të vërtetë të dobishëm” pasi nënvizon se uniteti brenda grupit është “jashtëzakonisht i fortë”.
Kujtojmë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se BE është “gjithmonë gati për një marrëveshje të mirë”.
Duke marrë parasysh mallrat, shërbimet dhe investimet, BE dhe SHBA janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit deri më tani.
Top Channel