
07/04 07:23
Fshati Zboq vetëm pak kilometra larg Maliqit përballet me probleme të theksuara infrastrukturore.
Në lagjen e poshtme ku jetojnë 15 familje nuk ka as rrugë, as ujë dhe as institucione arsimore për fëmijët ndërsa në lagjen e sipërme jetojnë vetëm dy familje që janë thuajse të izoluara pasi rruga është e pakalueshme.
Ata mbeten të privuar nga çdo shërbim prej vitesh ndërsa thonë se instancat mbeten indiferente ndaj nevojave të tyre çka i ka shtyrë të protestojnë
Fshati Zboq i cili dikur ka pasur 150 familje është në prag të zbrazëtisë pasi banorët në mungesë të kushteve minimale kanë emigruar jashtë apo drejt zonave urbane.
Top Channel