Shtëpia e Bardhë heton aleatin e Trump, dyshohet se nuk depozitoi donacionin prej 5.6 milionë dollarësh për Qendrën Kennedy Kaloi disa ditë mjaft të vështira në spital për shkak të pneumonisë, por tani Papa Francesku duket se po e rimerr veten me shpejtësi.
Ati i Shenjtë bëri sot një paraqitje të papritur publike, teksa u shfaq mes turmës së besimtarëve në Vatikan, të cilët nuk e fshehën dot entuziasmin. “Uroj një të dielë të mbarë për të gjithë. Faleminderit shumë”, tha Papa 88-vjeçar, që kaloi në sheshin e Shën Pjetrit duke lëvizur në një karrige me rrota.
I rrethuar nga kamera, e me tubat e frymëmarrjes në hundë zëri i tij ishte i brishtë, por më i fortë sesa kur u largua nga spitali Gemelli më 23 mars. Dalja e fundit në publik e kreut të Kishës Katolike ka qenë 14 shkurt.
Françesku po kalon një periudhë rikuperimi pas frikës së madhe që rrethoi situatën e tij shëndetësore, e cila u përshkrua si kërcënuese për jetën e tij, duke e detyruar t`i nënshtrohet një regjimi të rreptë me pushim absolut, pa aktivitet publik dhe pa kontakt me turmat.
Lëvizja e tij e fundit dëshmoi qartë megjithatë se Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend t`i bindet mjekëve plotësisht, të paktën jo kur vjen fjala tek përballja e shumëpritur me besimtarët. Ai fillimisht u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas u tha se ishte bllokuar në dy mushkëritë. Analizat e gjakut shfaqën shenja të anemisë dhe probleme me veshka, por këto ndërlikime u përmirësuan pasi Papa iu nënshtrua dy trajtimeve me transfuzion të gjakut.
Top Channel