
06/04 22:03
Reali i Madridit pësoi një humbje dramatike kundër Valencias në shtëpi, duke e komplikuar shumë rrugën drejt titullit.
Të parët shënuan miqtë në minutën e 15-të me Diakhabi, ndërsa madrilenët barazuan në minutën e 50-të me Vinicius. Reali u përpoq me të gjitha mënyrat, por kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Duro shënoi golin e fitores për Valencian në minutën e 5-të shtesë.
Barcelona nuk arriti të përfitonte si duhet nga ky hap fals i realit, pasi mori vetëm një barazim kundër Betisit. Gavi kaloi katalanasit në avantazh që në minutën e 7-të, por miqtë barazuan me Natan në minutën ne 17-të. Barcelona udhëheq me 67 pikë në 30 javë, katër më shumë se Reali i vendit të dytë.
Top Channel