Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Astir.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 në rrugën “Foto Xhavella”. Sipas njoftimit të policisë ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrfikëse është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Sakaq raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel