U mor peng në parkingun e një lokali dhe u dhunua, zbardhet dëshmia e Dod Gjokës: Patëm një konflikt të çastit dhe…
04/04/2025 10:12
Zbardhet dëshmia e Dod Gjokës, i cili ditën e djeshme u dhunua dhe u mor peng, pranë parkingut të një lokali në superstradën Lezhë-Milot.
“Me tre personat kemi pasur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”. Kështu është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari Dod Gjoka.
Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës me qëllim kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina.
Top Channel