Komisioni i Ligjeve miraton draftin për amnistinë. Manja kërkon edhe mbështetje e PD në seancë, Gjin Gjoni: E kuptojmë që iu ka ikur një deputet dhe doni vota 15/06 12:53
Në vijim të ‘takimeve’ të tij “Sy m’Sy” me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryesocialisti u është përgjigjur pyetjeve që i janë adresuar këtë të enjte.
“Pate premtuar rritje rrogash, ku i ke se janë të njëjtat”, ishte pyetja e parë që Edi Rama iu përgjigj.
“Nëse ka një gjë që është shumë evidente është rritja e vazhdueshme e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen në sektorin privat.
Ishte 372 euro paga mesatare kur morëm detyrën, ndërkohë në 2024 u mbyll viti me pagë mesatare 1 mijë euro. Paga minimale 500 euro në vijim, ky është thelbi që ka të bëjë më pas me mbështetjen që ne kemi”, tha Rama.
Top Channel