Panik në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra persona në spital, mbi 500 banorë të evakuuar nga zona Poeti Demir Rusi, në një intervistë për “Shqipëria Live” rrëfeu bisedën e fundit me aktoren Margarita Xhepa, që mbylli sytë përgjithnjë në orët e para të mëngjesit këtë të mërkurë.
Ai tregoi se në muajin shkurt, mori një telefonatë nga artistja, që i shprehu dëshirën për të folur me të për herë të fundit, e vetëdijshme se sëmundja po i rëndonte gjendjen shëndetësore.
“Në 18 shkurt më telefonoi dhe më thotë po telefonoj disa miq për t’i dëgjuar zërin ndoshta për herë të fundit. Jam i vogël të flas për një artiste kaq të madhe. Jam takuar vazhdimisht me të, e mora në Dibër në promovimin e librit tim. Banorët atje, foton e saj e kanë në ballë të odave. Është një njeri që rrallë e gjen sot”.
Këtë të mërkurë, Rusi do të vizitonte aktoren në spital, por u zgjua me lajmin e trishtë për humbjen e saj.
“Edhe mbrëmë doja të flisja me të, më doli motra. E lamë që do të shkonim sot te spitali, më vjen keq që nuk munda ta takoj për herë të fundit”.
Të gjithë e deshën Margaritën, theksoi poeti.
“E deshën sepse Margarita i deshi më shumë. Nuk vjen më Margarita Xhepa, është një idhull, një ikonë, është e pazëvendësueshme. Një grua e jashtëzakonshme, humbje e madhe për të gjithë”.
Top Channel