
Ukraina do të punojë me Shtetet e Bashkuara drejt një teksti të pranueshëm reciprokisht të një marrëveshjeje për mineralet që të dy vendet mund të nënshkruajnë, tha sot Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.
Sibiha tha në një konferencë shtypi se raundi i parë i konsultimeve mbi një draft të ri të marrëveshjes për mineralet tashmë është zhvilluar dhe se një marrëveshje që do të siguronte një prani të fortë të biznesit amerikan në Ukrainë do të kontribuonte në infrastrukturën e sigurisë së vendit të tij.
“Ky proces do të vazhdojë dhe ne do të punojmë së bashku me kolegët tanë amerikanë për të arritur në një tekst të pranueshëm reciprokisht për nënshkrim”, tha Sibiha.
Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja, duke paralajmëruar se udhëheqësi ukrainas do të përballet me probleme të mëdha nëse e bën këtë.
Uashingtoni i propozoi Kievit një marrëveshje të zgjeruar për mineralet pasi të dy palët dështuan të nënshkruan marrëveshjen kuadër gjatë vizitës së Zelensky në SHBA në fund të shkurtit.
Top Channel