
“Pranverë–Verë” është albumi më i ri, i reperit Betim Januz, që të gjithë e njohim si Buta.
Pjesë e produktit diskografik, janë 16 këngë të reja. Përmes si 24 h, Si dje si sot, Histori, Lilo & Stitch, Vivaldi, Trump apo Ivanka, artisti përcjell mesazhe të ndryshme, përmes temave të dashurisë, tradhtisë apo probleme sociale.
“Pranverë–Verë” vjen pas albumit “Vjeshtë–Dimër”, të publikuar në vitin 2018. Në një nga club-et e kryeqytetit, Buta performoi për qindra fansat e tij, duke zbuluar prodhimin e ri muzikor. Albumi u publikua në ditën e lindjes së reperit, ndaj mbrëmja e së shtunës ishte një festë e dyfishtë për të
Përveç solove, albumi përmban edhe disa bashkëpunime, ku Buta ka bashkuar forcat me artistët më të suksesshëm të momentit si Ledri Vula, Lumi B apo Lluni.
Prej 25 vitesh në muzikë, Buta është dalluar për stilin e veçantë, kur bashkoi trap-in dhe hip hopin në krijimet e tij, duke formësuar tingujt e repit bashkëkohor shqiptar.
Top Channel