
31/03 13:12
Sipas SHBA-ve, ushtria libaneze ka ‘përgjegjësinë’ për të çarmatosur Hezbollahun, duke përsëritur mbështetjen e saj për Izraelin, pas sulmit izraelit në një lagje në Bejrutin jugor.
“Sipas marrëveshjes së armëpushimit, qeveria e Libanit është përgjegjëse për çarmatosjen e Hezbollahut dhe ne presim që Forcat e Armatosura libaneze të çarmatosin këta terroristë në mënyrë që armiqësitë të mos rifillojnë,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.
Bruce shtoi se Izraeli po mbrohej pas sulmeve me raketa nga Libani jugor. Më herët forcat izraelite goditëm një lagje me popullsi të dendur në Bejrut, pasi më parë kishin lëshuar një urdhër për evakuimin e asaj zone.
Top Channel