Nga protestat që kanë mbajtur në fshatin e tyre, banorët e Rrjollit e zhvendosën reagimin e tyre në SPAK, kundër ndërtimit të një resorti në këtë zonë.

Ndonëse banorët e Rrjollit në Velipojë kanë kërkuar vazhdimisht hetime nga prokuroria, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, tashmë protesta e tyre është përshkallëzuar.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se përveç tubimit, ata kanë dorëzuar edhe dokumente shtesë në strukturën e posaçme.

Banorët akuzojnë emra konkretë për tjetërsimin e pronave të fshatit të tyre. Ata insistojnë se prona është tjetërsuar përmes praktikave të falsifikuara dhe se, sipas tyre, në këtë proces janë të përfshirë njerëz me pushtet.

Ditët e fundit, banorët kanë vijuar protestat në fshatin e tyre.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta