
Beckham nis festimet e ditëlindjes së tij të 50-të, nga Messi tek Tom Brady, kush ishin të famshmit që morën pjesë
01/04 22:33
Aktorja e njohur e Hollywood, Sydney Sweeney është ndarë nga i fejuari, Jonathan Davino i saj pas 7 vitesh së bashku.
Kjo është ajo që bëjnë me dije miqtë e tyre, me çiftin që duket se kanë vendosur të ndërpresin lidhjen e tyre 7-vjeçare, shkruan The Sun.
Vetëm pak kohë më parë, ata konfirmuan se kishin anuluar dasmën e tyre në maj, pa dhënë shumë detaje, me mediat që raportuan se krisjet mes çiftit duket se kishin filluar.
Ylli i Euphoria, 27 vjeç dhe 41-vjeçari Jonathan, nuk janë parë së bashku që nga janari.
Sydney gjithashtu ka fshirë dhe një foto ku shfaqej duke u puthur me producentin, gjë që duket se ka konfirmuar thashethemet.
Top Channel