“Ai kërkon të shkatërrojë”, Açka komenton për Top Channel videot e Bashës: A është ky njeriu që kam mbështetur?

26/03/2025 20:37

Deputetja Flutura Açka, e cila njihet si mikja dhe bashkudhëtarja e mëparshme e Lulzim Bashës në parti komentoi për Top Channel replikat mes ish kreut të PD dhe kryeministrit Edi Rama.

“Një kërkesë dëshpëruese e tij për të rënë në sy për vota, por çfarë do të përkthehet në mandat? Humbi nga sytë e shqiptarëve gjatë kohës që po përpunohej përgatitja e polit të tretë dhe shfaqet befas në këto forma e këto shfaqjet e fundit të shëmtuara, ka kaluar kufijtë jo vetëm të seksizmit, por të lapërdhisë. Më ka lënë një shije të keqe për faktin a është ky njeriu që kam mbështetur unë?”, tha Açka.

Vendimi i Flutura Açkës për t’u tërhequr nga angazhimi elektoral, pa emrin në lista, lidhet edhe me lëvizjet e politikanit që i besoi, i cili sipas saj e ka përdorur për interesin e tij personal, të mbajë në pushtet Ramën e në opozitë Berishën.

“Rama vetë është në lojën e tij, në qëllimin e tij për të shkatërruar çdo votë opozitare; gjithë format e veta që i ka thënë e shprehur e në fushata të tjera, jo dajre, jo timon, jo tenxhera, jo këngë rrep… por çështja është pse e bën Basha këtë? Kjo që shoh sot është se qëllimi i tij ka qenë për të shkatërruar. Qëllimi i tij është i vetëm për të qenë në piacë bashkë me Berishën dhe Ramën; domethënë ky trekëndëshi i tyre i famshëm i Bermudës është më shumë se kaq. Pra, po mbron establishmentin dhe po dëmton forcat e reja politike që mund t’i japin gjallëri demokracisë shqiptare”, un shpreh Açka.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta