Rikthehet pas 16 vitesh në këtë turne, zbulohet përfaqësuesja e dytë që kualifikohet në Botërorin 2026!

25/03/2025 10:33

Zelanda e Re u kualifikua në Kupën e Botës 2026 pasi mposhti me shifrat 3-0 Kaledoninë e Re.

Golat u shënuan nga veteranët Michael Boxall dhe Kosta Barbarouses, ndërsa në të 80-ën shënoi edhe Just.

Kështu Zelanda e Re rikthehet të luajë në një Kupë Bote pas 16 vitesh (pjesëmarrja e tretë historike pas 1982 dhe 2010).

Zelanda e Re u bë vendi i dytë në turneun e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, me Japoninë që u kualifikua me një fitore në shtëpi ndaj Bahreinit javën e kaluar.

Tashmë edhe 43 skuadra do të kenë mundësi të luajnë në Botëror.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta