“Nuk kemi personalitete për në Botëror”, Rudi Vata analizon kuqezinjtë: Kombëtarja ka nevojë për lider

25/03/2025 01:07

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, komentoi në “Procesin Sportiv” në Top Channel performancën e kuqezinjve në fitoren 3-0 përballë Andorës.

Ai tha se skuadra e Silvinjos nuk ka personalitete në fushë për të pretenduar kualifikimin për në Botëror.

Nuk kemi personalitet për në Botëror. Nuk jemi skuadër në rritje. Po të shikosh statistikat e lojtarëve kryesorë, janë nën rendimentin e sezonit të mëparshëm. Lëvizja e Bajramit te Rejnxhërs, ka qenë e gabuar. Nuk e ka gjetur veten Bajrami, atë rendiment nuk ka për t’ia dhënë edhe Kombëtares. 

Asllani është regullator i zoti në mesfushë, por i mungon minutazhi dhe nuk ka lëvizjen e duhur të lëvizjes. Kombëtarja jonë ka nevojë për lidera. Gjimshiti është në përfundim të karrierës. Duhet të punojmë për të ndërtuar liderin e ardhshëm. Po nuk pati minuta, Asllani nuk bëhet dot lider”, tha Vata.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, u ndal sërish te situata me djalin e tij, Rocco, i cili zgjodhi të luante me Irlandën.

Vata u shpreh se Rocco nuk ka marrë asnjë ftesë nga FSHF, ndërsa Federata Irlandeze nga ana tjetër, e ka ndjekur atë që në moshat e vogla.

“Nuk kanë kontaktuar dhe s’kanë treguar interes. Njerëzit në Shqipëri janë të çuditshëm. Futbolli shqiptar kontrollohet në një mënyrë të atillë që… Jo vetëm Rocco, por është dhe një djalë Gruda. Kanë pasur mundësi t’i vëzhgonin më parë. Kur kanë treguar neglizhencë, unë s’kam më pretendim mbrapa. Irlanda e ka marrë që nga 14-vjeçarët edhe me radhë. Këtu është mentalitetit kap-kap-kap.

Djalin duhet ta pyesnin. Çfarë pengu? Ai jeton në Britaninë e Madhe. Po ta pyes kush është presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, ai do më thotë: ‘Bab, pse ma bën këtë pyetje?’”, tha Vata.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta