Nis në DigitAlb emisioni “KUQeZI” me Françeska Rustem! Drejtpërsëdrejti nga Arena Kombëtare, shoqëron Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit 2026

24/03/2025 20:30

Ka nisur në SuperSport emisioni “KUQeZI” me Françeska Rustem, që do të shoqërojë Kombëtaren shqiptare gjatë kualifikueseve të Botërorit 2026.

Drejtpërsëdrejti nga Arena Kombëtare, moderatorja Françeska Rustem u shoqërua nga dy ish-futbollistë të Kombëtares, Redi Jupi dhe Eros Grezda.

Në takimin e parë, ata komentuan zgjedhjet e Sylvinhos për sfidën mes Shqipërisë dhe Andorrës.

Sot është një ndeshje e rëndësishme, vijmë pas një humbje që na ka djegur pak si shumë. Kishim pritshmëri për lojën. Duam të rikthehet atmosfera e mirë. Ndaj Anglisë patëm kujdes më shumë seç duhet. Goli i dytë e zbehu performancën tonë. Mund të bënim disa më tepër. 7 ndeshje mbetën, përveç pikëve, kemi mision për të rikthyer atmosferën.

Duhet të rikthejmë energjinë pozitive, për të bërë diçka të mirë. Pa mbështetjen e publikut e kemi të vështirë të shkojmë në përfundim të rrugëtimit. Ndryshimet në formacion ishin të domosdoshme, për t’i dhënë një rritëm tjetër lojës. Ne do bëjmë Anglinë sot dhe Andorra do të bëjë Shqipërinë. Broja është lojtari më cilësor që ne kemi”, u shpreh Redi Jupi për “KUQeZi”.

Sfida do të transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta