“Duhet të zhbllokohemi”, Sylvinho: Na duhet fitore/ Të hënën kuqezintë luajnë me Andorrën, Live në Digitalb nga ora 20:45

23/03/2025 17:40

Një ditë përpara ndeshjes së dytë të fazës së grupeve të eliminatorrit të Botërorit 2026-të, atë ndaj Andorrës, kryefjala e deklaratave të trajnerit, pas humbjes në Wembley është, na duhet të ndryshojmë.

Një ndryshim që ka të bëjë me lojtarët me skemën me këshillat me gjithçka, pasi ndaj Andorrës jemi të dënuar të fitojmë.

“Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar kur ata mbrone me dy rrahtë lojtarët me nga 5 dhe 4. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë që do të na japë shansin për të shënuar“-u shpreh Sylvinho.

Edhe Andorra ashtu si ne, humbi ndeshjen e parë, ndaj Letonisë, megjithatë në Elbasan Arena, viti 2019, hera e fundit që ishin në Shqipëri na barazuan 2-2 dhe kuqezinjtë tashmë e kanë humbur shkëlqimin dhe thjeshtësinë e golit, që kishin në eliminatoret e Europianit.

“Grupi është i vështirë, ne duhet të bëjmë gjithçka shumë mirë. Nuk ka asgjë brenda skuadrës, po punojmë si gjithmonë. Lojtarët janë entuziastë, të bëjmë maksimumin. Duhet të zhbllokohemi, të shënojmë. Ka pak kohë që gjërat nuk po ecin si duhet, kur t’i nuk zhbllokon një ndeshje, bëhet e vështirë. Entuziazëm ka, njerëzit në stadium ndjehen, nesër mund të hyjmë fort e bëjmë një ndeshje të bukur. Por nuk është e thjeshtë të zhbllokohemi, nuk është edhe aq e lehtë”

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Andorrën ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti.

“Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, e vështirë dhe të jenë të përqëndruar, por në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. Unë besoj që ata kanë një përparësi që kanë një trajner prej shumë vitesh, një ekip që luan shumë vite bashkë. Besoj që vështirësia do të jetë në nivelin fizik, se janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë si mbrojtje dhe duhet të jemi ne ata që duhet t’i vendosim në vështirësi, që t’i vendosim në duele individuale për shokët tanë, që të krijojnë hapësira për shokët, ajo do të jetë pika kyçe.”

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta