Inteligjenca britanike: Putin po i detyron ukrainasit të marrin nënshtetësinë ruse ose të largohen

23/03/2025 08:19

Presidenti rus Vladimir Putin ka filluar t’u bëjë presion ukrainasve në Rusi dhe në territoret e pushtuara në vendin e tyre për të marrë nënshtetësinë ruse ose për të lëvizur diku tjetër.

Sipas inteligjencës britanike, Putin nënshkroi një dekret që detyron qytetarët ukrainas që jetojnë në territoret e shkatërruara nga lufta të “zgjidhin statusin e tyre ligjor” deri më 10 shtator ose të detyrohen të largohen nga zona.

“Qëllimi i dekretit të Putinit është pothuajse me siguri që të detyrojë qytetarët ukrainas që refuzojnë të pranojnë pasaportat dhe shtetësinë ruse të largohen nga territori ukrainas nën pushtimin rus”, thuhet në raportin e publikuar.

Bëhet e ditur se Kremlini vazhdon të zbatojë një politikë të “rusifikimit” të territoreve të pushtuara ilegalisht në Ukrainë, si pjesë e “përpjekjeve të gjata për të zhdukur kulturën, identitetin dhe shtetësinë ukrainase prej andej”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta