Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Venus!”, një udhëtim artistik që na kthen pas në kohë, në oborrin e një shtëpie karakteristike qytetase, ku zhvilloheshin ngjarje të rëndësishme artistike, kulturore dhe politike, të fiksuara mjeshtërisht në objektivin e fotografëve të shquar Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta.
Kjo ekspozitë, e kuruar nga Lek Gjeloshi, lindi si rezultat i një kërkimi disa vjeçar në koleksionet e tyre.
Muzeu Marubi, mbetet një ndër atraksionet turistike me të vizituara në veri prandaj i gjithë viti është planifikuar me ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare.
E mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 qershor.
Top Channel