Festa e Sulltan Nevruzit, ceremonia në kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë, marrin pjesë qindra besimtarë

22/03/2025 15:37

Besimtarët bektashianë festuan Sulltan Nevruzin, ditëlindjen e të Imam Aliut në Qabe, një ndër datat më të rëndësishme të bektashizmit, e njohur në të gjithë botën dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” dhe për besimtarët është dita ku gjithçka rigjallërohet, lind shpresa dhe ringjallja për njerëzimin.

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, që herët në mëngjes janë mbledhur besimtarë të të gjitha moshave, teksa janë lutur për paqe dhe kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë lumturi dhe begati.

Të duam sa më shumë njëri-tjetrin, pasi Zoti na do të bashkuar, ishte mesazhi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Një urim për besimtarët ndau edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Joan Pelushi.

Kjo e ditë e shenjtë bëri bashkë politikanët në Kryegjyshatën Bektashiane. Për kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kjo ditë është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve.

Festa vijoi me drekën tradicionale që bën bashkë të gjithë familjen, ku amvisat përgatisin byrekun me lekë me 12 lloje lakrash.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta