Operacion antidrogë në Vlorë dhe Dhërmi/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë zjarri Një xhami është përfshirë nga flakët në fshatin Shupenzë.
Kjo ngjarje e rëndë për banorët e zonës, ndodhi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Fillimisht flakët janë piksur nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë ku falen gratë dhe vajzat, sipas korrespodentit të Top Channel, Dëfrim Karaj.
Menjëherë është njoftuar zjarrfikësja e Bulqizës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje por e ka patur të pa mundur neutralizimin e flakëve.
Siç shihet dhe nga pamjet xhamisë i kanë mbetur vetëm muret.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.
Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.
Top Channel