“KUQeZI” në DigitAlb, nën moderimin e Françeska Rustem! Emisioni që do të ndjekë rrugëtimin e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit, analiza dhe të ftuar në studio

21/03/2025 15:23

“KUQeZI”, nis me një format të ri në DigitAlb, bashkë me rrugëtimin e Kombëtares shqiptare në rrugëtim drejt Kampionit Botëror të Futbollit 2026.

Emisioni dedikuar Kombëtares vjen nën drejtimin e modeles Françeska Rustem, që shoqërohet nga ekspertët e futbollit, Redi Jupi e Eros Grezda dhe nis transmetimin e drejtpërdrejtë të hënën nga Arena Kombëtare, aty ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Andorra. Nuk do të mungojnë as të ftuarit. Pjesë e “KUQeZI” do të jenë analistë dhe gazetarë.

Nga ana tjetër, në DigitAlb, në 25 marsit do të transmetohen edhe ndeshjet Islandë – Kosovë për playoff-in e Nations League, si dhe duelet e forta Gjermani – Itali apo Spanjë – Holandë për çerekfinalet e Nations League.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta