
21/03 21:32
Teksa pak orë na ndajnë nga takimi Angli-Shqipëri, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, është zbuluar dhe lista me 23 futbollistët që do të jenë të gatshëm për teknikun Sylvinho në këtë takim.
Nga 26 të grumbulluar, tre do të jenë të detyruar ta ndjekin takimin nga tribuna.
Një prej tyre është Etnik Brruti, i cili erdhi me një bujë të madhe nga të rinjtë e Kosovës.
Së bashku me të, Sylvinho ka lënë jashtë dhe Andi Hadroj e Simon Simoni, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë të gjithë të gatshëm, me 11 në fushë dhe 12 të tjerë në stol.
Takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel