Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, pranga 29-vjeçarit në Durrës

20/03/2025 09:28

Arrestohet një 29-vjeçar pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e të riut në qytetin e Durrësit, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit (pistoletë) dhe municion luftarak.

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta