Xhamia e Plumbit do të rihapet për besimtarët në maj! Ministri Gonxhe inspekton punimet: Projekti i rikthen vlerat historike këtij monumenti unik

19/03/2025 17:20

Xhamia e Plumbit në Shkodër pritet të rihapë dyert për besimtarët në muajin maj të këtij viti.

Projekti i restaurimit parashikon restaurimin dhe konservimin e objektit, konkretisht çlirimin e objektit nga ndërhyrjet e gabuara ndër vite si përdorimi pa kriter i suvasë së çimentos, përforcimin e strukturës së objektit, realizimin e veshjes me plumb të kupolave dhe qemerëve, restaurimin e elementëve dekorativ si kolonat dhe kapitelet të pozicionuara në portikun e xhamisë, ringritjen e minares dhe përforcimin e themeleve.

Në kantier ishte sot ministi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, që inspektoi punimet. “Ky projekt synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, theksoi ai.

Xhamia e Plumbit është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, e ndërtuar në vitin 1774 dhe është monument kulture i kategorisë së parë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta