
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet edhe ditën e sotme, ku është ndalur në Elbasan,.
Në takimin me kandidatët për deputetë të këtij qarku, kreu i qeverisë foli me qytetarët për rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe procesin e integrimit europian.
Ai ironizoi partitë opozitare ku tha se “vendosën baballarët e tezet në listat e mbyllura”.
Sakaq nuk la pa ironizuar edhe kryetarin e PD, Sali Berisha ku tha se “moçale të vogla janë krijuar rreth kënetës”.
“Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe objektivi super ambicioz i vendosur dhe i dakordësuar me Komisionin Evropian dhe i dakordësuar me udhëheqësit e shteteve anëtare, me kryesoret unë kam folur personalisht dhe natyrisht përtej asaj që unë kam dëgjuar prej tyre pa fjalën e tyre, komisioni nuk mund ta dakordësonte që në fund të 2027 të mbyllen negociata me Shqipërinë. Pra, fund 2024, fundi i 2027 faktikisht janë 3 vjet.
Mund të mos kishin qëlluar zgjedhjet në mes. Kanë qëlluar zgjedhjet në mes dhe është themelore që zgjedhjet ta konfirmojnë fuqishëm këtë vullnet përtej partive, përtej ngjyrimeve dhe preferencave apo pakënaqësive sepse ky është një objektiv mbi të gjithë ne dhe është një objektiv që nuk realizon rritjen e pagave për një pjesë sot, që është një nga gjërat e fushatës, por realizon kalimin në një nivel tjetër komplet të një populli të tërë, edhe për fëmijët, edhe për më të rinjtë, edhe për ata që s’do votojnë në 11 maj, që janë 14 vjeç dhe që pas 4 vjetësh do jenë 18, do marrin pasaportën.
Dhe nëse në 11 maj të gjithë shkojnë në votim me këtë qartësi, atëherë negociata mund të vazhdojnë pa asnjë lëkundje. Kjo do të do të thotë në 12 maj ne kemi punën tonë, numërimi i votave, komisioni, por ama ata që shkojnë në zyrë ditën e hënë, çdo të hënë për të punuar me negociatat që janë rreth 1000 veta me të gjithë rrjetin e punonjësve të shtetit, nuk duhet të kenë asnjë lëkundje, asnjë luhatje, asnjë shqetësim dhe ata që janë në Bruksel do të marrin mesazhe shumë të qarta që populli shqiptar konfirmoi vazhdimin e negociatave, jo një lëkundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës edhe që i thonë vetes “jemi parti të reja, jemi të rinj, rinia që po vjen me baballarët dhe me tezet në listat e mbyllura’’, tha Rama.
Top Channel