Artizanet e Durrësit! Dy motrat “duararta” krijojnë kostume popullore: E kemi pasion

19/03/2025 12:30

Në një punishte të vogël në një nga lagjet e qytetit bregdetar të Durrësit, mes ngjyrave të ndezura, fijeve dhe tingujve të makinës qepëse që punon pandalur, dy motra nga Librazhdi, Ikja dhe Nexhmija, kalojnë ditët duke krijuar me duar artin e trashëguar brez pas brezi.

“Ky është zanati im, pasioni im. E kam mësuar nga nëna, e ajo nga gjyshja dhe ne e kalojmë te vajzat e nuset.”, shprehet Ike Koçi.

Me krenari ato tregojnë kostumet popullore që nxjerrin nga duart e tyre plot detaje dhe motive tradicionale të trevave të ndryshme”, thotë Nexhmie Kaslemi, teksa flet për ruajtjen e trashëgimisë.

Nexhmia kur tregon se muaji gusht ka më shumë punë”, tha Ike Koçi.

Në një kohë kur tregu po mbushet me prodhime industriale, artizanet si Ikja dhe Nexhmija po bëhen gjithnjë e më të rralla. Ato nuk e humbin shpresën dhe vazhdojnë të qëndisin kostume popullore dhe ta mbajnë gjallë këtë trashëgimi.

Ato vazhdojnë të punojnë, duke thurur jo vetëm kostume popullore, por ruajtur dhe historinë dhe identitetin shqiptar për brezat që vijnë.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta